BRUKSEL

Takimi në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç nuk i është shmangur dot debatit. Pas takimit, Presidenti i Serbisë ka zbuluar detaje duke thënë se Kurti e pyeti kur do e njoh Kosovën.

Vuçiç tha prerazi se përgjigjia ishte asnjëherë, dhe më pas Kurti ka shpërthyer.

”Ai tha: “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën”. Unë i thashë: “Asnjëherë”. Ai shpërtheu.”- pohoi Vuçiç.

Ndërkohë është arritur dhe një dakordësi, pasi  sipas Presidentit serb dialogu do të vijojë deri në  fund të  korrikut.

“Nuk kam marrë pjesë në një takim si ky. Unë u përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin. Kurti erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Kjo ishte një përpjekje për t’i dhënë fund dialogut.’- vazhdoi presidenti Vuçiç.

Po ashtu ai thekson se edhe në këtë takim Kurti ka kërcënuar se do e padisë Serbinë për gjenocid në Kosovë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb