Kryeministri Albin Kurti ka emëruar dy zëvendësministra të rinj në kabinetin e tij qeveritar. Mësohet se Taulant Kryeziu dhe Imri Demelezi janë emëruar sot nga kreu i qeverisë kosovare. Kryeziu është emëruar zëvendës-ministër në Ministrinë e Integrimit Evropian, ndërsa Imri Demelezi në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Pas marrjes së këtij vendimi, Kryeziu ka thënë se është i lumtur që në detyrën e re i bashkohet ekipit të jashtëzakonshëm në Ministrisë së Integrimeve Evropiane të udhëhequr nga Blerim Reka.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Jam i vetëdijshëm se suksesi jonë varet nga shumë miq, kolegë dhe partnerë. Agjenda Evropiane është agjendë më unifikuese e shoqërisë tonë. 90% e qytetarëve të Republikës së Kosovës mendojnë se anëtarësimi në BE është gjë e mirë. Suksesi im do varet nga puna ekipore e gjithë kabinetit qeveritar. Unë do jem çdo herë në përkrahje të secilit ministër për të siguruar zbatimin e MSA-së në çdo fushë të qeverisjes”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka thënë se në këtë drejtim, do të sigurohet që çdo aspekt i procesit integrues të këtë në epiqendër partneritetin me shoqërinë civile dhe media. “Në fund, por me shumë rëndësi, dua të falënderohem të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët më kanë votuar për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vota e lirë e qytetarëve është mjet më sublim i avancimit të shoqërive demokratike. Nuk mund të shpreh mjaftueshëm vlerësimin tim për nderin që më keni bërë. Tani është radhe ime të ju nderoj”, shkruan ndër të tjera Kryeziu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb