KOSOVA

Ish- kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar qeverinë e re të vendit të tij duke e konsideruar të dobët, jetëshkurtër, dhe ai si opozitë do punojë që mos dëmtojë shumë këtë vend.

Kurti gjithashtu thotë se kryeministri i ri Avdullah Hoti së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi nuk kanë kapacitet që të përballen me Serbinë në dialog.

Ai ndërkohë tashmë në opozitë ka konfirmuar se do të zhvillojë protesta kundër qeverisë por që do të jenë paqësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb