Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe përfaqësues të tjerë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, bënë homazhe në nderim të Xhevdet Lecit, në përvjetorin e 26-të të rënies së tij heroike.

Në këtë ceremoni përkujtimore, Kurti vlerësoi lart figurën dhe veprën e Xhevdet Lecit, duke theksuar angazhimin e tij të palodhur për të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht gjatë viteve 1999.

“Gjatë dekadës së ’90-ta, Xhevdet Leci kontribuoi pa pushim në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi. Ai ishte një patriot i devotshëm dhe humanist, që e forconte dhe zgjeronte përditë rezistencën popullore, e cila fillimisht ishte paqësore dhe e paarmatosur, për të kaluar më pas në kryengritje të armatosur çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja”, deklaroi Kurti.

Kurti2
Kurti2

Ai gjithashtu shtoi se figura si ajo e Xhevdet Lecit, që përfaqësojnë më të mirën e historisë sonë, duhet të shërbejnë si model dhe frymëzim për të rinjtë, në mënyrë që historia të jetojë brenda vetëdijes sonë kolektive.

Xhevdet Leci, një aktivist i përkushtuar për çështjen kombëtare, humbi jetën më 18 maj 1999 në përpjekje për të mbrojtur civilët e zhvendosur në zonën e Barilevës, duke u përballur me forcat policore serbe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: