Gazetari Alfred Lela i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News 24 ka komentuar heqjen e taksës për mallrat serbe, ku më 15 mars hiqet për mallrat e lëndës së parë, ndërsa deri më 1 prill nëse Serbia solidarizohet hiqet përfundimisht.

Lela tha se Kurti bëri gjatë deklaratës një lëshim të stërmdadh dhe tre kërcënime që ishte ajo e 1 prillit për ta hequr plotësisht nëse Serbia solidarizohet, ajo e liberalizimit të vizave nga BE dhe ajo e 15 qershorit që mund ta rikthejë.

Por ajo që do të bëjë Kurti më 15 mars ëshë një lëshim më i stërmadh se të tre kërcënimet e tjera bashkë. Por Lela shprehet se kjo ishte ajo çfarë donte Amerika që i ka kushtuar rajonit me dy të dërguar specialë.

”Dukej edhe po themi ishin 4 pika, njëra ishte një lëshim i stërmadh, dhe tre kërcënime apo kushtëzime. Nuk qëndronin në balancë. Edhe pse rezultati ishin 1 me 3, pra 1 ishte më i rëndë dhe i vlefshëm.

Pse ndodhi kjo?

Amerika është shumë e thjeshtë, ja hodhi BE-së kushtëzimet, e përmendi BE për liberalizimin e vizave meqenëse ështe dhe negociator. Amerika si rrallë herë më parë ka dy të dërguar specialë në një rajon në kohë paqeje, në një rajon të vogël që s’ka ndonjë rëndësi të madhe.
Kështu që ajo që pamë ishte ç’ka bën Amerika kur Amerika do, dhe revolucionari kur bëhet kryeministër që duhet të dijë revolucioni permanent nuk e bën dot si kryeministër.”- tha Lela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb