Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, janë sot pjesë e një darke jo formale me përfaqësuesin e Bashkimit Europian për dialogun Brishtinë-Beograd, Maroslav Lajçak.

Ky i fundit, me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter, bëri të ditur se dialogu mes dy shteteve do të vijojë në nivel kryenegociatorësh më 13 maj.

Postimi është shoqëruar me një foto nga darka, ku kryeministri i Kosovës Kurti ishte duke buzqeshur, ndërsa presidenti Vuçiç shihet i ngrysur.

“E mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth Dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi Lajcak.
Darka po zhvillohet në Berlin, pasi secili, edhe Kurti edhe Vuçiç patën një takim me kacelarin gjerman Olaf Scholz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: