Ish-ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka reaguar e revoltuar pasi KQZ nuk e certifikoi Albin Kurtin për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit pasi është dënuar në 3 vitet e fundit me vendim të formës së prerë.

Haxhiu thotë se për këtë vendim qytetarët janë shqetësuar teksa e cilëson si shkelm të fundit të atyre që e kapën shtetin.

Ajo thekson se vendimi i fundit i KQZ është tendencë e qëllimshme për largimin nga lista të Kurtit.

STATUSI NGA ALBULENA HAXHIU

Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!

Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb