Analisti Ben Andoni ka komentuar procesin zgjedhor në Kosovë dhe dinamikat politike që priten të zhvillohen pas votimeve.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24, ai u shpreh se kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës së tij ka synuar të ruajë “status quo”-në dhe se asnjë kandidat nuk e ka përmendur çështjen e dialogut me Serbinë.
Sipas Andonit, administrata e re amerikane nuk ka shfaqur ende interes për këtë temë, gjë që mund ta shtyjë më tej procesin e negociatave.
Ai theksoi gjithashtu se Vetëvendosja do ta ketë të vështirë të formojë një qeveri e vetme, duke sugjeruar se dialogu me Serbinë nuk do të jetë prioritet i menjëhershëm duke pritur formimin e qeverisë.
“Albin Kurti ka treguar gjatë fushatës së tij se është më shumë mbajtjes së kësaj “status-quo”-je. Gjatë fushatës asnjë prej kandidatëve nuk e ka përmendur temën e dialogut me Serbinë, pasi administrata e re amerikane ende nuk ka shfaqur interesin për këtë çështje. Vetëvendosja besoj se do e ketë të vështirë të bëjë qeverinë e vetme, ndaj edhe dialogu me Serbinë do presë”, tha ai.
(BalkanWeb)