Ministri i Punëve të Jashtme, Iviça Daçiç reaguar me akuza të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai është shprehur se Kurti është një kërcënim i madh për paqen dhe për çdo marrëveshje që mund të çojë në arritjen e saj. Gjithashtu ai ka reaguar ashpër edhe ndaj ndërkombëtarëve duke theksuar se qëndrimi i tyre për tensionet në Veri është qëndrim cinik.

“Serbët po reagojnë për mosrespektimin e gjithçkaje që është nënshkruar deri më tani. Është një luftë politike që po e udhëheq populli serb dhe tani keni kërcënime se dikush do t’ia heqë me dhunë. Unë mendoj se përfaqësuesit e popullit serb kanë treguar përgjegjësi dhe kjo është e rëndësishme që të mos i japim dikujt arsye për të thënë sërish se serbët janë fajtorë”, tha Daçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb