Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në konferencën globale të sigurisë Globsec në Bratislavë, ku ka folur për të ardhmen e Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje por se mbetet vetëm zbatimi i saj.

“Kemi marrëveshje me Serbinë vetëm se duhet ta zbatojmë. Implementimi mungon sepse Beogradi nuk dëshiron ta bëjë atë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se katër kryetarët e komunave në veri japin dorëheqje sepse Beogradi u kërkoj atyre.
“Në Kosovë kemi pluralizëm politik. Nuk dua të besoj se mund të ketë demokraci pa pluralizëm politik, pa të drejtat e njeriut. Kjo parti e i shqelmoj të gjithë jashtë garës dhe në fund i bojkotuan zgjedhjet.

Ne i shtymë zgjedhjet për katër muaj. Kandidatët shqiptarë fituan katër prej tyre. Ata janë kryetar me K të vogël jo të madhe, sepse pjesëmarrja ishte e vogël dhe nuk mund të konsideroj se ata kanë legjitimitet të plotë politik, por ligjshmëria dhe kushtetutshmëria duhet të zbatohen, ata janë kryetarë”, tha Kurti.

“Nuk duhet të ketë shumë policë brenda, por përpara kësaj nuk duhet të ketë kriminelë jashtë ndërtesave dhe ju i keni parë këta njerëz të dhunshëm duke goditur policinë, gazetarët dhe për këtë arsye anëtarë të KFOR-it janë të plagosur, por autorët nuk janë në burg.
Të tilla krime nuk duhet të përsëriten. Jam dakord që duhet të kemi komunikim dhe koordinim. Unë nuk mund të ulem në zyrën time si kryeministër dhe t’iu them këtyre kryetarëve të komunave se nuk mund të qëndrojnë në zyrat e tyre. Unë e kuptoj se mund të qëndrojnë për një kohë më të shkurtër në detyrë sepse janë administratorë teknikë, por ministri i Financave duhet të bashkëpunojë me kryetarët e komunave sepse asnjë nga komunat e Kosovës nuk janë me vetëfinancim dhe kanë nevojë për qeverinë dhe kanë nevojë për funksionalitet dhe pse me një nivel të ulët pjesëmarrjeje në zgjedhje”, deklaroi kryeministri i Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: