Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ripërsëritur thirrjen e tij se kryetarët e komunave në Veri të Kosovës duhet të jenë në vendin e tyre të punës.

Kurti është shprehur se vendi ndodhet në një situatë të vështirë, por gjithashtu theksoi se nuk duhet të ketë struktura paralele jashtë objekteve zyrtare.

“Unë besoj që kryetarët e zgjedhur, ndonëse dalja ka qenë e ulët, janë kryetar legal që kanë legjitimitet, ndonëse jo të plotë, shkak i trysnisë së Serbisë. Ata kandidat që kanë garuar e fituar duhet ta bëjnë punën, dhe unë besoj që vendi i punës së kryetarit duhet të jetë në ndërtesën publike të komunës, sepse ndërtesa publike e Komunës është ndërtesa e republikës. Ka gjendje të jashtëzakonshme si ajo me pandemi, kur edhe ne s’kemi qenë në vende pune, por vendi i punës së kryetarit të jetë në atë ndërtesë dhe unë besoj që është mirë që të gjithë të jenë atje. Mirëpo është kryetari që i ka marrë votat e qytetarëve, natyrisht që është kryetar, dhe i marrin vendimet për të cilat gjykojnë kryetarët. Ne nuk mund të krijojmë struktura paralele jashtë objekteve zyrtare. Kur kanë hyrë kryetarët në këto zyra, ato kanë qenë të zbrazura, të braktisura. Nuk mund të kenë përgjegjësi ata që marrin pjesë në mënyrë demokratike”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb