Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkrahur vendimin eAlbin Kurtit për mos marrë pjesë në takimin e 11 majit me Vuçiç për të vijuar dialogun me Serbinë.

Haradinaj thotë se vendimi i Kurtit ishte i drejtë pasi takimi ishte caktuar pa konsultim me palën e Kosovës.

Ai thekson se praktika e dakordimit Bruksel-Beograd nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova. Gjithsesi Kurti në Bruksel ka paralajmëruar se dialogu Kosovë-Serbi mund të vijojë në qershor dhe jo në maj.

 

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë.

Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.

Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova.

RH



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb