Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në ShBA, është takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Gregory Meeks.

Në këtë takim u ritheksua rëndësia e raporteve dhe marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kongresisti Meeks tha se Serbia duhet t’i pranojë krimet në Kosovë dhe ta njohë Republikën e Kosovës. Ai tha se marrëdhëniet me Kosovën janë shumë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti e falënderoi kongresistin Meeks për qëndrimet dhe mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës dhe e ftoi që ta vizitojë Kosovën”, thuhet në komunikatën e zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: