Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Quintit dhe të BE-së.
Kurti ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën e tensionuar në veri të vendit, ndërsa ka dënuar sulmet kundër policisë së Kosovës, KFOR dhe gazetarëve.
“Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin BE. Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe dënoj sulmet kundër KFORI-it, policisë dhe gazetarëve. Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.