Analisti Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit dhe tensionet e krijuara në veri të Kosovës, çka kërkoi edhe ndërhyrjen e Forcave Speciale të Kosovës.

Ai e quajti situatën mes Prishtinës dhe Beogradit një konflikt të ngrirë, ndërsa veprimet e marra nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, si një përpjekje për të reaguar në pas kritikave se është treguar i ashpër me qeveritë e mëparshme, ndërse vetë nuk po vepron kundër Vuçiçit.

“Ka një ngërç në Kosovë në marrëdhënie me Beogradin që quhet edhe konflikt i ngrirë, ku edhe protagonistët kryesorë si perëndimi është në kontradiksion. Sepse në një anë shumica e vendeve e kanë njohur pavarësinë, çka i jep atributet e një shteti të pavarur, por nuk e kanë njohur të gjithë, nuk e ka njohur Serbia.

Kosova është dhe nuk është e pavarur në një kuptim dhe politikës i duhet të notojë në këto ujëra, Kurti ka akuzuar kundërshtarët e tij se kanë qenë shumë pak aktiv dhe të butë me Beogradin. Ai tenton herë pas here të bëjë hapa për të treguar se jemi të pavarur, për të treguar reciprocitetin.

I gjitha problemi është se cila është rrugëdalja. Do të vijojë konflikti, do të shfrytëzohet një kontekst, Kurti ka tentuat të shfrytëzoi momentumin e luftës në Ukrainë që po kritikohet Serbia, por Perëndimi nuk do më një luftë tjetër veç Ukrainës. U shty një muaj u dha një frymëmarrje.
Serbia nuk do pret një moment të caktuar që mos ta njohë por është problem i luftës së brendshme. Perëndimi pret ndonjë zgjidhje, u hodh ideja e shkëmbimit të territoreve, jemi në një situatë ku duhet pragmatizëm politik.

Kurti nën presionin se ka folur shumë më parë dhe kritikave ndaj qeverive paraardhëse, kërkon të bëjë diçka. Çka na sjell në këto situata”, u shpreh ai.

Ç’mund të na thoni në lidhje me qendrimin e ish-presidentit Meta dhe kritikat ndaj Ramës?

Meta bën politikën e vet. Kritikën ndaj Ballkanit të Hapur e ka pasur, por e pashë që i mëshohet vasalllëku ndaj Vuçiçit.

Ne jemi vasalë të Perëndimit e SHBA-së. Vendimet që i merr ky i merr si vasal ndaj Perëndimit, ku llogariten edhe përfitimet. Edhe italianët kur kritikojnë Italinë thonë jemi vasalë të SHBA.
Meta duhet të ketë parasysh se janë të tjerë që e vendosin këtë punë. Mirë Kosova nuk është e pavarur, por kjo Shqipëria jonë a është mjaftueshëm e pavarur sa të marrë vendime vetë?

Marrim rastin e kufijve të Kosovës, ishte një interes i Trump që përpiqej të bënte një gjë për lobimin serb, sepse kishte zgjedhjet përpara. Kjo hapte një lojë tjetër ndaj u kundërshtua edhe nga BE.

Qendrimi i Grenell që e ka quajtur fashist reagimin e Kurtit, është më i ashpër Grenell se Peskov zëdhënësi i Serbisë. Ky është një problem për Kurtin. Grenell është aktiv, erdhi këtu sepse një idetë e Ballkanit të Hapur ishte hapja e ekonomisë, edhe për interesa të amerikanëve.

Bën edhe presionet e veta, e rrëzoi qeverinë e Kurtit atëherë, të gjitha nuk i dimë, ka që thonë se është pjesë e lobingut serb. Kjo tregon që jo çdo gjë që thonë amerikanët ta shohim lepe peqe. Veprimi i Kurtit kërkon pas dinjitet e të mos zvarritet gjëja deri në këtë pikë. Kurti është një kryeministër që nuk ka kontroll as mbi territorin e vet.

Sa i përket reagimit të Rusisë, Kremlinit i shkon edhe në linjën që ka ndjekur në luftën në Ukrainë, me pretendimet se po mbrojmë pakicat ruse në Ukrainë. Dihet që ka një aleancë mes tyre, edhe pse ka diçka që nuk shkon sepse Rusia nuk e ka njohur Kosovën dhe sulmin e NATO-s për ti marrë Kosovën si ndërhyrje në një shtet, ndaj edhe ka dënuar Serbia sulmin rus. sepse është e njejta gjë. Putini thotë bëra atë që bëtë ju në Kosovë, për të mbrojtur ca shqiptarë ndërhyri NATO. kontradikta është se Vuçiçi është kundër ndërhyrjes në Kosovë sepse ndërhyn në një territor. Putini mbron diçka që sipas Vuçiçit nuk duhet të ndodhte, e mbron agresionin në Ukrainë që sipas Vuçiçit nuk mund të ndodhte sepse ashtu ishte edhe Serbia kur ndërhyri NATO.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb