Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se asnjë kriminel nuk është vënë para drejtësisë për krime të luftës që janë kryer në Kosovë. Teksa i drejtohet ndjekësve në rrjetin social “Twitter”, Kurti ka thënë se ne e dimë kush ishte agresori dhe i dimë viktimat.

“Shumë gra dhe burra janë dhunuar nga forcat serbe gjatë luftës”, ka shkruar ai.

“Ne e dimë kush ishte agresori dhe i dimë kush janë viktimat, por ende asnjë kryes i veprave nuk ka dalë para drejtësisë”, shton ai.

Më tej, ai ka folur për fjalimin e të mbijetuarës së dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman, para deputetëve të Republikës së Kosovës.

“Sot Vasfije Krasniqi-Goodman na bëri të gjithëve të qajmë; ne duhet që t’i sjellim asaj, dhe të gjithë viktimave të luftës, drejtësi”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb