PRISHTINE- Albin Kurti nga lëvizja Vetëvendosje ka dalë kundër propozimit të Kadri Veselit për kryetar Kuvendi. Ai theksoi se VV është pro çdo propozimi tjetër, përveç atij të Veselit.
“Salla është plotë, vëni në votim”, tha Kurti, duke shtuar se Kosova po humb shumë për shkak të vonesave në konstituimin e institucioneve.

Sipas Kurtit, Veseli nuk pati guxim të mandatohet për kryeministër, ndërsa tashmë nuk po guxon të dalë në votim as në Kuvend. Mes të tjerash Kurti tha se gjendja në vend është shumë e rëndë, prandaj duhet të formohen sa më shpejt institucionet.

Kurti tha se kryeparlamentari duhet të zgjidhjet njeri me kredibilitet dhe t’i hapim rrugë zgjidhjes së krizës në vend.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: