Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar procesin zgjedhor në Kosovë dhe rezultatin që nxori fituese Lëvizjen Vetëvendosje.
I ftuar në studion e “Open” në News24, Shehi theksoi se Albin Kurti ka hapësirë politike për të qeverisur, por kompromisi mbetet një domosdoshmëri.
“Kurti ka hapësirë politike për të operuar dhe praktikisht ka gjysmën e deputetëve në Parlament. Kompromisi është një praktikë edhe në demokracitë më të mëdha në Europë dhe mund të bëhet në të mirë të Kosovës,” tha Shehi.
Sipas tij, ndërsa Kurtit i takon të drejtojë vendin, ai mund të detyrohet të arrijë një marrëveshje me një nga partitë e tjera shqiptare në Kosovë, në varësi të rrethanave politike.