ELBASAN – Vendimi i kompanisë turke “Kurum” për të shkurtuar rreth 200 vende pune, ka ngritur në protesta punonjësit e kësaj kompanie, të cilët janë mbledhur mëngjesin e sotëm në hyrjen e kompanisë.

Protesta udhëhiqet nga sindikata e punonjësve të kompanisë turke. Këshilli sindikal i punonjësve të “Kurum” deklaron se shkurtimi i 200 punonjësve është “bombë” sociale për Elbasanin.

“Jemi në negociata me kompaninë dhe disa ministri. Kërkojmë respektimin e marrëveshjes punëdhënës-punëmarrës”, – shprehet Petrit Alla, nënkryetar i Këshillit Sindikal të punonjësve të “Kurum”.

Ndërsa për punëtorët ky shkurtim është një krim. Ata thonë se kanë sakrifikuar shëndetin vetëm për të mbajtur vendin e punës.

“Ky është krim që bëhet ndaj nesh. Nuk mund të justifikohet nga “Kurum” shkarkimi masiv i punonjësve. Kemi sakrifikuar si profesionistë shëndetin e jetën në kompaninë “Kurum””, – thotë punonjësi Ibrahim Sefa, i cili është invalid prej 41 vitesh.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: