Është kërcënuar mbasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku. Lajmi bëhet i ditur nga vetë ambasadorja, e cila publikon në “facebook” mesazhin kërcënues që i ka dërguar një qytetar me emrin Emir Hoxha.

Çitaku e ka publikuar mesazhin e tij, duke thënë se çdo mesazh si ky do ta raportojë në polici.

“Asnjëhere nuk e kam pa të nevojës as t’i raportoj e as t’i publikoj mesazhet si ky më poshtë. Dorën në zemër, kur i kam parë të tjerët duke i publikuar e raportuar, më është dukur, ndoshta edhe pa të drejtë, si një nevojë për protagonizëm e viktimizim.

Sot vendosa me e ndryshu kursin. Çdo mesazh si ky më poshtë do ta raportoj në polici. Në facebook nuk ju lodhi. P.S Nuk po ndihem e ofendume”, shkroi Çitaku në Facebook.

Ajo ka reaguar menjëherë pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla. Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se kjo është turp. Sipas saj, mundesh mos me u pajtu me mendimin e tij, por jo të sulmohet.

“Turp. Me Valonin mundesh me u pajtu, ose jo. Por me e sulmu per mendimin e tij eshte e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb