VJENE– Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz i Partisë Popullore Konservatore nuk beson se marrëveshjet për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian do të vazhdojnë.

“Ka mendime të ndryshme ndërmjet udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së, por për momentin shumica e ministrave të Jashtëm nuk janë shumë entuziastë në hapjen e një kapitulli të ri negociatash”, tha ai në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve, APA.

“Në parim do të ishte e arsyeshme të diskutoheshin marrëdhëniet e ardhshme të BE-së me Turqinë, por ajo është larguar nga BE-ja gjatë këtyre viteve të fundit dhe zhvillimet e javëve të fundit i kanë bërë gjërat edhe më problematike”, shtoi ai.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: