Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

1 qepë në feta të holla
2 thelpinj hudhër në fletëza
1 gotë kus kus i gatuar
1 gotë qiqra të gatuar
1 lugë pimento
1 lugë rigon
1 filxhan kafe pekmez
Vaj ulliri
Një dorë lajthi
Kripë

Përgatitja
Skuqim qepën në vaj ulliri deri sa të bëhet e tejdukshme dhe të zbutet. Shtojmë hudhrat dhe vazhdojmë skuqjen akoma pak. Shtojmë pekmezin dhe i gatuajmë bashkë. Shtojmë erëzat dhe në fund kus kuain me qiqrat. Shtojmë lajthitë dhe e servirim me pak rigon nga lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb