Receta nga znj Eneida
Përbërësit

150 gr kus kus
100 gr qiqra
Vaj ulliri
Piper
Kripë
Kripë limoni
Një dorë fletëza bajamesh
2 lugë rrush të thatë
Një dorë shegë
Majdanoz të grirë
1 lugë të vogël all spice/pimento
3 thelpinj hudhër në fletëza

Përgatitja
Vendosim 300 ml ujë të ziejë dhe sapo merr valë, shtojmë kus kusin, e mbulojmë me kapak dhe e heqim nga soba. E lëmë 10 min mbuluar, më pas e hapim kapakun dhe e shkrifëtojmë me një pirun.
Qiqrat i kemi vendosur në ujë që një natë më parë. Ditën tjetër i ziejmë 30 min.
Në një tigan shtojmë 3 lugë vaj ulliri. Skuqim hudhrën dhe shtojmë pimenton si dhe pak piper të zi. E heqim nga zjarri dhe në të shtojmë qiqra me kus kusin. E trazojmë mirë dhe e heqim nga zjarri. Shtojmë kripën, rrushin e thatë dhe fletëzat e bajames. E kalojmë në pjatë, shtojmë shegët nga lart, kripën e limonit dhe majdanozin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb