Deputeti demokrat Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Open” në News24 tha se ka hyrë në negociata për bashkimin e PD me një skenar të qartë.

“Kam hyrë në bisedime vetëm me një skenar në kokë, kush po bën teatër me arsye për të arritur qëllime të tjera do dështojë e do dalë përballë demokratëve si personi që pengoi bashkëpunimin për të mundur Ramën”, tha ai.

Bardhi ka folur edhe në lidhje me Primaret brenda PD, të cilat i quajti në parim shumë të mira, por në praktikë tha se ekziston mundësia të copëtojnë edhe më tej partinë.

“Primaret në parim është gjë shumë  e mirë por ka pikëpyetjet e veta që duhet të sqarohen. Nëse nuk na çojnë në bashkim por në copëtim më të madh duhet të prevalojë interesi i demokratëve për të mundur Ramën. Gjatë kësaj periudhe kam taklluar individë që kanë menaxhuar primare dhe më kanë sqaruar problematikat”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: