Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se koalicioni i opozitës do të drejtohet nga demokratët.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha shkurt se; ‘kjo nuk ka asnjë diskutim’.

“Në çfarë aktiviteti ka qenë me McGonigal zoti Meta? Kur i shpreh këtu shqetësimet, si….a e kupton apo jo. Nuk kam asgjë këtu. Por gjykoj se transparenca dhe qëndrimi para ligjit, është detyrim për cilindo. Koalicioni ynë do jetë koalicion fitimtar. PD drejton koalicionin. S’ka diskutim!”, tha Berisha.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama kur takon zyrtarë, u fut dedektorë metalik për kontroll, pasi është i tmerruar.

“Ju duhet të keni parasysh, dy figurat Rama dhe Veliaj, nuk takojnë dot qytetarë. Edhe zyrtarët që i fusin në takim, i fusin me detektorë metalikë. E kuptoni se çfarë tmerresh i kanë kallur atij. Kurse Veliaj rrethohet nga një batalion i policisë bashkiake dhe takon 3-4 vetë të përgatitur. Rama-Veliaj janë autorë kryesorë të aferës së tmerrshme të djegësave. Kryetar është direkt Edi Rama. Ia dha Arben Ahmetaj. Le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve.

Të bëjë ç’të dojë, të kontrollojë kë të dojë. Ai është njeriu që mobilizoi qeverinë për një aferë të tmerrshme. Erion Veliaj kreu krimin e shëmtuar duke firmosur në emër të gjithë këshillit dhe sot gjobit qytetarët me 18 euro për çdo ton. Janë të zier në krim, janë të mbrujtur në krim, janë të pashpresë. Ndaj i bën këto. Kontrollon shtëpitë vetëm për të shpëtuar nga inceneratorët. Se SKAP-i është shndërruar totalisht në repart të PS-së. Totalisht!”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb