TIRANË

Në 1 janar Shqipëria merr Presidencën e radhës së OSBE-së por ka një pikëpyetje se kush do të jetë në krye, për shkak se de jure Ministër i jashtëm është kryeministri Edi Rama por në detyrë Gent Cakaj. I pyetur në “Real Story” në News24 se me kë do të flasin ministrat e vendeve të BE-së nëse do duan të diskutojnë, Rama tha varet nga niveli dhe tema.

“Varet nga nivelet, varet nga tema. Unë do të jem aktiv në këtë proces sepse është një gjë e jashtëzakonshme. Ex officio unë jam President i OSBE dhe këta diskutojnë Kajmakun”, deklaroi Rama.

I pyetur për ish-ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, kreu i maxhorancës tha se nuk është penduar dhe se do t’ia jepte sërish besimin e tij. “Nuk jam penduar. Nuk është pendimi në natyrën time. Ditmiri ka mbajtur detyrën me gjithë besimin tim dhe po të kthehesha prapë do e bëja. Nuk e kam problem fare”, tha Rama. Ndërkohë kryeministri ndau dhe një vlerësim për Cakajn.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb