Analistët në studion e emisionit “Real Story” kanë mendime të kundërta sa i përket situatës aktuale në PD.

Politologu Roland Lami, theksoi se ndarja e PD është e pashmangshme dhe pritet që të krijohet një parti e re.

“Me zhvillimet e reja që do të ndodhin në PD, ku ndarja do të jetë e pashmangshme. Ndarja është e pa kthyeshme.

Në këtë kuptim militanti merr peshë deçizive, logoja, ngjyra, flamuri, kanë specifikën e tyre, por rëndësi ka mbështetësit. Basha mund të niset me dy premisa, e para është që çdo të ndodhë me PD nëse kryetari i saj, nëse do të jetë Berisha ka kundra faktorin ndërkombëtar.

Nuk ka numra. Tani ka vetëm 1, është Berisha, hapësirë boshe dhe humnerë, të tjerë s’i di”, tha Lami.

Gazetari Erl Murati, nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë e ardhmja e PD, se ka përballë SHBA-në dhe ndërkombëtarët që nuk i ofrojnë mbështetje.
“Shumicën e anëtarësisë e ka Berisha. Për mua nuk do arrij ta marri drejtimin Berisha. Unë besoj se pluralizmi është pasuri kombëtare. Nga kjo pikëpamje nuk është tabu që të çahet PD. PS dhe PD janë dy partitë e mëdha e nga ajo kohë kanë rrjedhur shumë parti të vogla.

Të gjitha partitë që janë sot, janë parti nga persona që kanë milituar më parë ose në PS ose PD. Në fund të korrikut një zyrtar i lartë i SHBA i ka thënë distancohu nga Berisha, duke i thënë që për sa kohë Berisha do të jetë pas teje PD nuk vjen në pushtet. Nëse Berisha pranon të futet në PD e Bashës, Basha nuk do e pranojë, kjo është pak dhe e sigurt. Mesazhi amerikan për lidershipin është që me Berishën rruga për pushtetin është e pamundur.

Këto gjëra janë raportuar në shtyp. SHBA-të edhe sot kishin një qëndrim tjetër publik ndaj Berishës. Edhe pse Berisha ka mbështetjen e bazës, nuk do të jetë e ardhmja e PD”, u shpreh Murati.

Analisti Shpëtim Nazarko, theksoi se Berisha nëse ndahet nga PD mund të jetë përcaktuese në të ardhmen, që kjo forcë politike të vij në pushtet, pasi më së paku sipas tij, ish-kryeministri mund të marrë me vete 100 mijë vota.

“Përfytyroni një Bashë që ka gjithçka. Ka SHBA-në, SPAK-un etj. Fitoi vulën, stampën, por duhet zgjidhur një gjë. Tani jemi në zgjedhjet e ardhshme. Unë shikoj lëvizjen e 10-ë jo të parën. Nga këta 600 mijë vota të PD, a i ka 100 mijë Berisha? Po them se i ka. 100 mijë ka Berisha dhe 100 mijë ka Meta, 500 ka Luli. Luli po mban gjithçka, vulën, amerikanët, SPAK-un etj.

Unë them që këto vota janë të mjaftueshme për të zvarritur PD. Konfiguracioni për Berishën është më i mirë se për Bashën. Nëse Berisha del individualist, merr 100 mijë votat dhe bëhet faktor përcaktues që PD të vij në pushtet”, tha Nazarko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb