Emërimi i Ogerta Manastirliut në postin e ministres së Shëndetësisë, duket se ka hapur një garë të ethshme në rradhët e mjekëve për të zënë vendin e saj si drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Të paktën kështu pohon në një postim në “Facebook”, mjeku pathology në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, Petrit Vargu.

“Sot në Q.S.U. “Nënë Tereza”. Zagarët janë turrur në garën e shfrenuar për t’u bërë drejtor spitali. Socialistët janë të strukur duke vëzhguar se kush do jetë zagari i rradhës që do t’i shyqejë”, – shkruan mjeku Vargu në një postim të tij në “Facebook”.
petrit vargu
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb