Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka deklaruar se fushata e opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit do të udhëhiqet nga kandidatët për kryetarë bashkie të dalë nga Primaret.

Ai u shpreh se të gjithë janë në funksion të kandidatëve të cilët janë në një përballje të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Pjesë nga biseda në studio:

Vasili: Zgjedhjet mendoni se do kthehen në referendum politik, pra jo zgjedhje lokale?

Meta: Do jenë të dyja. Kemi të bëjmë me rivendosje e pluralizmit në nivel vendor dhe demokracie në radhë të parë është lokale, opozita nuk ka asnjë këshilltar, imagjinoni në çfarë errësire janë marrë vendimet.

Murati: Kush do ta udhëheqë fushatën, kandidatët, ju apo Berisha? Fushatë në sytë e publikut thuajse nuk ka pasur fare.

Meta: Fushatën tonë e udhëheqin kandidatët e Primareve.
Ne të gjithë jemi në funksion të tyre dhe ata janë përballë qytetarëve.

Murati: Mendoni se Berisha do jetë dakord dhe të një një hap pas?

Meta: Unë do bëj fushatën time, Berisha do aktivizojë strukturat e tij. Në çdo qytet na udhëheqin kandidatët, në Elbasan Boçi, në Durrës Cara e në Tiranë Këlliçi. Do bëjmë çdo gjë në funksion të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: