Ish-deputetja e PD, Grida Duma, i është përgjigjur pyetjes së gazetares Nisida Tufa, në emisionin “Kjo Javë”, në News24, nëse kriza e thellë politike në Shqipëri do të zgjidhet nga ndërkombëtarët apo nga brenda.

“Superfuqitë mbeten superfuqi pa diskutim. Por a kanë ata dëshirë të kenë kosto ekstra në vende të vogla si Shqipëria? Sigurisht që jo. Por ata janë luajal, kur ua shpjegon situatat. Mendoj që Shqipëria i detyrohet ndërkombëtarëve sa i përket financimit, përfshirjes dhe ndërtimit të këtij sistemi të ri, që është ende në tranzicion. Garant duhet të jenë ata, sepse ne jemi sot në pozita inekstreme. Unë e vlerësoj që ndërkombëtarët kanë thënë “zgjidheni vetë”, që do të thotë, shtroni një alternativë për zgjidhjen.

Siguria e implementimit të një zgjidhjeje duhet të vijë nga ndërkombëtarët. Për mua, ka ardhur momenti që klasa politike të mos e kërkojë zgjidhjen si alternativë nga jashtë. Mendoj që edhe shkurti, por edhe qershori, i ka kontribuuar zgjidhjes. Dy individë nuk do të ulen dhe s’duhet të ulen, por duhet shtruar rruga e daljes së Shqipërisë nga kjo situatë. Ata presin që ne ta zgjidhim krizën dhe t’i hapim rrugën këtij vendi”, ka thënë Duma.

Ju kërkoni sistem maxhoritar, pse?
Unë jam në logjikën që të ndërtojmë politikanë, që i detyrohen njerëzve, jo krerëve të partive. Dhe vetë krerët e partive të paprekur nga ky sistem, marrim energjinë e partive dhe e çojnë drejt njerëzve. Të ndryshojmë elita, sisteme, që në implementimin e tyre, të jenë të mira. Ne të sigurohemi që përmes Reformës Zgjedhore të ketë forcë ndëshkimi i krimeve elektorale.

Qëndrimi ndaj ndërkombëtarëve …
PD është treguar shumë e kujdesshme me ndërkombëtarët. Për shkak se po bëjmë një luftë, duke dalë nga sistemi, na de detyra t’i bëjmë ata të kuptojnë se ne po dalim për ta ndërtuar atë. Ambasadorët nuk e dinë cila është rruga që bashkon njerëzit me ligjet dhe këtë duhet ta bëjë politika. Mendoj që ajo që e ka mpirë politikbërjen është fuqia e madhe që kanë paratë e zeza. Ne e dimë që 50% e ekonomisë është informale, që vjen nga krimi e droga. Gjithë çështja jon është të rrisim ekonomikisht Shqipërinë. Janë vetëm amerikanët, nuk mund ta bëjë një parti e vetme, të zgjidhë krimin nga politika.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb