Pak para martesës së tij me princeshën e atëhershme (të vetme) Elizabeth II, princi Philip mori si dhuratë titullin “Duka i Edinburgut”, duke u bërë i katërti që mban këtë dukat.

Ndërsa titulli u krijua për herë të parë në 1726, kur iu dha princit Frederick, nipit të mbretit George I.

Pastaj ishte radha e princit George, mbretit të ardhshëm George III dhe princit Alfred, djali i dytë i mbretëreshës Victoria.

Kështu, kaluan disa dekada para se titulli të kthehej në qendër të vëmendjes, deri në mbërritjen e Filipit.

Një titull i vlerësuar veçanërisht nga Philip, i cili vdiq më 9 prill, aq sa me kalimin e viteve ai u bë sinonim i emrit të tij.

Kush do të jetë duka i ardhshëm i Edinburgut?

Sipas ”Letters Patent” të lëshuar nga George VI, do t’i takonte princit Charles të bëhej duka i ardhshëm i Edinburgut, por në vitin 1999, në prag të dasmës së Edward me Sophie Rhys-Jones, Pallati Buckingham bëri të ditur se mbretëresha kishte vendosur se, kur Charles të bëhej mbret, do të jetë djali i tij më i vogël, përkatësisht princi Edward, që do të bëhet Duka i Edimburgut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: