Ndërsa parlamenti pritet të kalojë sot në seancë paketën fiskale, fermerët janë mbledhur para tij duke protestuar kundër saj. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur për të marrë pjesë në seancë dhe i ka ftuar fermerët të diskutojnë brenda.

“Hajde, kush do vijë me mua të flasë brenda, se këtu në rrugë nuk flitet. Hajde, kush do vijë tjetër? Hajde! Edhe ai që ngriti dy gishtat. S’ka problem të gjithë bashkë se kjo nuk është punë demokratësh”, iu tha Rama fermerëve, të cilët kanë pranuar ftesën dhe kanë shkuar pas kryeministrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb