Dy opinionistët e Big Brother Vip, Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari kanë treguar preferencat e tyre për fituesin e Big Brother.

Hajdari tha se fituesi duhet të shpallet Ilir Shaqiri, për durimin, qytetarinë dhe vlerësimin e miqësisë që ka treguar brenda shtëpisë.

“Për durimin, qytetarinë dhe vlerësimin e miqësisë, fituesi duhet të jetë Ilir Shaqiri”, tha Hajdari.

Në një mendim të kundërt ishte opinionistja Balina Bodinaku. Ajo tha se për të gjitha ngjyrat e treguara meriton fitoren aktori Donald Veshaj.

“Për mua është më e vështirë. Mendoj që Iliri dhe Donaldi janë dy krahë të ndryshme, njëra anë emocionale e tjetra anë racionale. Unë mendoj për të gjitha ngjyrat dhe emocionet, sot duhet të votojë Donaldi”, tha Bodinaku.

Mendimi për fituesin iu kërkuar edhe ish-banorëve.

Monika tha se fitoren e meriton Donaldi, për të gjithë atë që ka treguar. Po në të njëjtin linjë mendimi ishte edhe Fifi. Arjola, natyrisht që u pozicionua në krah të Ilirit, por surprizë ishte deklarata e Semit, që tha se fitoren sipas saj e meritonte pikërisht balerini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb