Kryeministri Edi Rama tha gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër se në mandatin e tretë do të bëjë për Shqipërinë më shumë se në dy mandatet e mëparshme së bashku.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri foli për investimet, duke thënë se nuk imagjinohej se në Tepelenë do të hidheshin 30 milionë dollarë nga njerëzit, emigrantët, që dëshironin të riktheheshin në rrënojat e gjyshërve të tyre.

“Kush e imagjinonte që 30 milionë dollarë do të hidheshin nga njerëzit, emigrantë, që po rikthehen në rrënojat e gjyshërve të tyre në Tepelenë. Sot Tepelena jo vetëm është bërë një destinacion, por po bëhet një udhëkryq shumë i rëndësishëm, pasi po del në det. Ju them se në këtë mandat të tretë do bëjmë për Gjirokastrën dhe Shqipërinë më shumë se ç’është bërë në të dyja mandatet tona së bashku. Jo se po e them unë se kështu duhet thënë, por se është absolutisht e mundur dhe është plani ynë, jo dëshira jonë”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb