Nga: YLLI DYLGJERI*
Lexova sot një intervistë të këngëtares A.Hisku dhe mbeta disi i befasuar për mungesën e fakteve në prononcimin e saj.

Si shumë të tjerë e kam jetuar edhe unë atë kohë…
Por, pas 25 vjetëve mendoj se dosjet hapen edhe me ligj.

Zonja Hisku, edhe pse me mungesa në kujtesën e saj thotë sërisht se: Më kanë përdhunuar- po se mbaj mënd???

Mundet të besohet pas kësaj humbje kujtese?
Ndaj, si opinion sot, kërkojmë të dimë edhe për hir të transparencës se :

Kush ishte hetuesi yt Alida?
Për çfarë figure krimi akuzoheshe?

Kush ishte emri i prokurorit që e mbrojti akuzën në gjyq?
Cilët ishin dëshmitarët e akuzës?

Sa u dënuat në shkallën e parë?
Po në shkallën e dytë?

Sa u dënove dhe në cilin kamp e kreve dënimin?
Flet për internime…

Sa vjet dhe ku ishe në internim?
Janë përgjigjet e këtyre pyetjeve që

do bindin lexuesin për vuajtjen tuaj të vërtetë.

Nëse ke vështirësi, mund ti drejtohesh për informacion Ministrisë së Drejtësisë, Shoqatës se Persekutuarve, Institutit të Përndjekurve, etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: