TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e kaluar një audio-përgjim, një bisedë mes deputetit të LSI-së Spartak Braho, (kandidat për deputet për PS-në) dhe Ndre Legisit.

Sot Berisha zbulon se kush e ka bërë këtë përgjim. Ndërsa komentuesit hedhin dyshime se përgjimi është bërë nga Shërbimi Informativ, Berisha siguron se i ka regjistruar lokali ku ka qenë. Për më tepër Berisha thotë se kjo bisedë është vetëm pak, nga gjithë ajo që disponon audio e video lokali në fjalë “për aleancën e qelbësirave, kupolën e saj, përfshi këtu Ediskobarin”.

Beri fb

“Jo Nikoll jo nuk i ka përgjuar shiku absolutisht jo, por i ka regjistruar lokali misterioz dhe këta të dy janë lule çfarë disponon ai audio e video për të gjithë piramidën aleance se qelbësirave, veçanërisht kupolën e saja përfshi këtu Ediskobarin të cilën e mban peng”, shkruan Berisha.

BISEDA E PËRGJUAR MES SPARTAK BRAHOS DHE NDRE LEGISIT
Ndre Legisi: Nuk është halli jonë ky…
Spartak Braho: Është halli i tyre…
Ndre Legisi: Halli i atyre është…
Spartak Braho: Nga greva e urisë ikët të gjithë ju. Edhe unë që ngela…
Ndre Legisi: Vetëm Iliri (Meta)…
Spartak Braho: Ilirin (Meta) e mbajta unë gjallë, ti e di shumë mirë. E ushqeja me bajame.
Ndre Legisi: Unë e di, gjithë jetën këtë kemi bërë.
Spartak Braho: Ça ke bërë ti, mirë?
Ndre Legisi: Unë mirë. Ça me bo kot.
Spartak Braho: Rama (Kryeministri Edi Rama) mori në telefon në mëngjes.
Ndre Legisi: E di e di, fola unë në telefon me të. Nga ora 11:20.
Spartak Braho: E kishe knaq atë, më tha mu. Të hodhi poshtë Luan Rama. Po mirë e bëri i thashë unë.
Ndre Legisi: S’ka problem ajo punë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb