TIRANE- Adem Jashari ka qenë një bujk analfabet nga Drenica, ndërsa Ibrahim Rugova një rom nga Istogu.

Kështu janë cilësuar dy figurat kryesore të shqiptarëve të Kosovës, në 20 vjetët e fundit, nga opinionisti Isa Mulaj, në një shkrim autorial, të publikuar sot në gazetën “Kosova Sot”.

Në fakt, ai ka zgjedhur këtë diskurs, teksa ka shkruar për një “Platformë për zgjidhjen e krizës së përgjithshme në Kosovë”.

Në pikën tre të këtij dokumenti, Mulaj flet për “ndalimin me ligj të miteve për Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën”.

“Kosova ka nevojë për ushtri, shkencë, zhvillim ekonomik, e nuk mund të mbetet peng i përrallave për një bujk analfabet nga Drenica dhe ‘filozofinë’ absolutisht mjerane dhe të mbrapshtë të një romi nga Istogu”, thuhet në fjalinë e fundit të pikës në fjalë.

Platforma e Mulajt ka 11 pika gjithsej, ndërsa në të fundit, pos tjerash thuhet se “posa të çmontohet miti për UCK-në dhe ‘filozofinë rugoviane’, atëherë është e lehtë të anulohen të gjitha marrëveshjet e dëmshme kundër Kosovës… Duhet ndëshkuar edhe mitin e Lëvizjes Vetëvendose! e cila kinse i kundërshton marrëveshjet e dëmshme, por refuzon të gjykojë mitin e UCK-së dhe njerëzve të saj që po i shkaktojnë të gjitha këto të këqija”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: