Në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 u trajtua pjesa e tretë e ngjarjes tragjike ku humbi jetën Doralda Dashi.

Detaje rrëqethëse dolën në dritë ditën e sotme mbi ngjarjen tragjike të vdekjes së 32-vjeçares. Gazetarja e emisionit Anila Ahmataj ishte në vendngjarje ku dëshmi të reja janë dhënë nga nëna e të ndjerës, e cila deklaroi se e bija dhunohej nga bashkëshorti edhe seksualisht!

“Vajzën ai e ka dhunuar edhe seksualisht duke i kërkuar marrëdhënie seksuale me dhunë. Më kishte treguar vet vajza, kur kishte ndodhur pasi kishte shkuar te gjinekologu dhe rezultoi shtatzënë. Pronari vajzës më tha mua dhe kunatit që telefoni i saj s’ka pushuar gjithë ditën. Dua të di kush e merrte atë ditë vajzën. Ai e ka detyruar që të marri leje 15 minuta më parë. Kush ma vrau Aldën. Më 13 korrik të këtij viti e takoi, e thirri për një takim, u takuan”, deklaroi nëna e 32-vjeçares.

Ndërsa babai i saj tha se ish-dhëndri e kishte kërcënuar më parë dhe se e kishin ndaluar kolegët.
“Vendngjarja ishte e shkatërruar, pema ishte e prerë dhe pastruar gjithë vendi. Vajza ime në videon e fundit është e qetë dhe jo e shqetësuar. Edhe pronari i punës edhe kolegët e saj nuk kanë qenë bashkëpunuese sepse fillimisht na kanë thënë që Aldën e ka vrarë bashkëshorti i saj. Mirëpo edhe ata ndihen të presionuar për këtë ngjarje. Kjo ngjarje për mua është bërë nga burri i saj, i cili veproi atë që pohoi një javë më parë. Në 1 nëntor të 2019 dhëndri erdhi me një shok tjetër me thikë dhe kaçavidë të më vriste. I kishte thënë Aldës ‘që atë babin tënd do ia tregoj unë’. Unë hyra në furgonin e punës dhe u ndalua nga kolegët e mi. Shkova në komisariat dhe bëra denoncimin por të nesërmen u panë duke festuar me një polic sekser i dhëndrit. E kanë pyetur për mua nëse kam lekë”, tha i ati i viktimës.

Doralda Dashi, sipas policisë, u gjet e vetëvarur në një pemë tek kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë më 17 gusht të këtij viti. Familja e 32-vjeçares nuk e ka pranuar versionin e policisë dhe ka akuzuar ish-dhëndrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb