TIRANË- Vetëvrasja e Agim Dakës nga Tropoja dhe hakmarrja për këtë ngjarje është pista kryesore ku po heton policia për zbulimin e autorëve të ekzekutimit të komisar Artan Cukut.

Mësohet se Agim Daka u vetëvra në zyrën e Cukut ku ndodhej për t’u marrë në pyetje. Pas ngjarjes pati dyshime për versionin e vetëvrasjes të deklaruar zyrtarisht nga policia. Vëllai i viktimës, Bujar Daka nga fshati Cërrnicë i Tropojës ishte arratisur së bashku me 2 persona të tjerë nga ambientet e paraburgimit në Shkodër dhe për këtë policia kishte ndaluar vëllain e tij për ta marrë në pyetje. Por pas 11 orësh në polici Agim Daka u vetëvra.

Mësohet se bashkëshortja e tij ishte vetëvrarë pak kohë më parë dhe Agim Daka ishte shpërngulur nga Shkodra në Tiranë për shkak të një hakmarrjeje të mundshme nga familja e bashkëshortes.

Ai është ndalur në një postbllok për shkak të ngjashmërisë së madhe me vëllain e tij të arratisur dhe është shoqëruar në komisariat për verifikim ku edhe u deklarua se kishte rrëmbyer pistoletën e Cukut, atëkohë shef i komisariatit nr.4 dhe ishte vetëvrarë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb