TIRANE

Banorja e dytë e Big Brother që u largua gjatë mbrëmjes së shtunës, në një nonimim të papritur, është Efi. Ajo u eleminua nga loja pasi shkoi në një televotim me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon.

Ishte konkurrentja Dea Michel që i çoi në nominim, si “shpërblim” nga Vëllai i Madh për fitimin e një loje mbi inteligjencën.

Eleminimi i Efit shkaktoi tensione brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ku Luiz Ejlli u përplas me Dea Michel që vendosi ta dërgonte në nominim së bashku me të dashurën dhe mikeshën e tij, grup që u vetëquajtën L.E.K.

“Do të të shtyp”, janë fjalët me të cilat Luiz iu drejua Dea Michele. Kjo e fundit kërkoi që ndaj tij të merreshin masa dhe këngëtari i kërkoi falje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb