Pasi bëri një denoncim publik ku foli se një deputet kishte një vilë me vlerë 760 mijë euro, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi është pyetur sërish nga gazetarët. Këta të fundit i kërkuan demokratit që të zbulonte emrin, ndërsa ai tha se shumë shpejt do të merret vesh. Mes të tjerash ai i sugjeroi atyre se duhet të hetojnë.

“Do ta merrni vesh shumë shpejt, duhet të hetoni”, tha Bardhi.

Më herët në një mesazh në “Twitter” deputeti Gazment Bardhi shtroi pyetjen për atë që quan me ironi “opozitë e vërtetë”, duke pretenduar se Edi Rama i mban peng për shkak se i ka zbuluar një vilë të pajustifikuar me vlerë 760 mijë euro.

“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush ?? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!”, shkruan Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: