Asambleja e Madhe Kombëtare e  Republikës së Turqisë (Parlamenti i Turqisë), shënoi 100 vjetorin e krijimit. Themeluar në 23 Prill 1920, Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë hapi rrugën për themelimin e Republikës së Turqisë. Me këtë rast, ky institucion ka publikuar albumin me emrat e deputetëve të parë të këtij parlamenti ku bie në edhe deputeti me origjinë shqiptare Eshref Akman.

Sipas kësaj biografie, ai ishte nga Libohova, i lindur në vitin 1862. I arsimuar në Stamboll për mjekësi dhe i specializuar në kirurgji të përgjithshme, përvec gjuhës shqipe, ai njihte edhe gjuhën turke, sllave, greke dhe franceze. përpara se të bëhej deputet në parlamentin e parë të Turqisë, Eshref Bej kishte ushtruar detyrën e mjekut në Shtip të Maqedonisë dhe në Shkup si doktor i bashkisë ku dhe kishte kryer një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale.

8d2f39e5 4d96 43b7 Afe5 A1c1b44440c0
8d2f39e5 4d96 43b7 Afe5 A1c1b44440c0

Më pas ai u emërua drejtor i Shëndetit ne rajonin turk në Adana. Pas Luftës së Parë Botërore Perandoria Osmane u rrënua dhe gjatë Luftës së Pavarësisë Turke (1919-1922) ai luajti një rol të rëndësishëm duke qenë anëtar i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare. Vdiq në vitin 1938, duke lënë pas shtatë fëmijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb