Ka përfunduar numërimi i votave në Qarkun e Durrësit, ku fituese doli PS me 8 mandate, e ndjekur nga PD me 6 mandate, ndërsa LSI nuk arriti të sigurojë mandat deputeti. Surprizën e këtyre zgjedhjeve në Durrës ishte Sukthi.

I njohur si “hambar” votash për Partinë Socialiste, më 25 prill qytetarët e Sukthit kanë zgjedhur PD-në. Kjo e fundit ka fituar me një diferencë të ngushtë votash ndaj PS në Sukth. Nga 31 kuti votimi, që kishte në këtë njësi, në përfundim të procesit të numërimit ,PD ka grumbulluar 3791 vota, PS 3650 vota dhe LSI 704 vota.

Gjithashtu, PD nuk është tradhtuar as këtë radhë nga bastioni që ka votuar këtë forcë politike, që nga zgjedhjet e para pluraliste në vend, Katundi i Ri. Konkretisht, në 19 kuti votimi, që ka kjo njësi, PD fitoi 2900 vota, PS 1840 dhe LSI 170 vota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb