Pasi mori lajmin e mirë nga Parlamenti Europian se në mars do të vendoset dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla vjen me një mesazh. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla pohoi se kush është kundër ‘Shengenit Ballkanik’ nuk e kupton procesin e integrimit europian. Ai theksoi mes të tjerash se vëtëpërjashtimi nga kjo nismë rajonale nuk e ndihmon aspak Kosovën.

Sipas socialistit, samiti i sotëm mes gjashtë parlamenteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Herzegovina dhe Serbia) konfirmoi se sa më shumë të përfshihen, së bashku, Shqipëria e Kosova, në dimensionin rajonal, aq më shumë do të fuqizohet dimensioni i realitetit në sytë në Serbisë. Balla shtoi ndër të tjera se statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian duhet të jetë stacioni tjetër për Kosovën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

MESAZHI I BALLËS
Ne, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mësojmë nga historia e Bashkimit Europian, nga ideja e parë e deri tek ajo çfarë prezanton sot BE, në pamje të parë një bashkësi e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve etj.
Prandaj kush është kundër Shengenit Rajonal në Ballkanin Perëndimor nuk e kupton procesin e integrimit europian. Nuk e ndihmon aspak Kosovën vetëpërjashtimi nga nismat rajonale, qoftë edhe nga Shengeni Rajonal, që ka më shumë se 10-15 vite që diskutohet në shumë tryeza dhe afro 5 vite që dakordësohet përgjatë procesit të Berlinit.
Edhe samiti i sotëm mes gjashtë parlamenteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Herzegovina dhe Serbia) konfirmoi se sa më shumë të përfshihemi, së bashku, Shqipëri e Kosovë, në dimensionin rajonal, aq më shumë fuqizojmë dimensionin e realitetit tonë edhe në sytë e Serbisë dhe aq më shumë ndihmojmë veten, në rrugën drejt njohjes së plotë e përfundimtare të Kosovës nga të gjithë.
Edhe mesazhi i sotëm në Samitin mes parlamenteve, ku u rikonfirmua rruga europiane e njëjtë për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor është një hap tjetër drejt njohjes përfundimtare. Statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian duhet të jetë stacioni tjetër për Kosovën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb