Askush nuk besoj se e kishte imagjinuar një prej këngëtareve më kontroverse, të tillë, siç duket në foton kur ka qenë vetëm 18 vjeçe. Por në fakt kjo është Era Istrefi, një prej femrave që të rinjtë e adhurojnë jo vetëm për vokalin dhe këngët e saj por edhe karakterin tepër të veçantë dhe sensualitetin që ajo transmeton.

Në të kaluarën Era Istrefi duket të ketë qenë një vajzë e urtë, por që edhe atëherë kishte shoqëri mjaft të gjerë.

Tashmë ka ndryshuar aq shumë sa nuk mund të gjesh asnjë tipar të përbashkët në të dy fotot. Ndryshimet shihen qartë, në hundë, buzë dhe në fytyrë, ku ndoshta as nuk kanë munguar ndërhyrjet estetike.

Fotoja që po qarkullon në rrjetet sociale tashmë ka nxitur shumë reagime mes fansave që janë çuditur nga dallimi i krijuar.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: