Emri i vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha, ka trazuar Italinë e Shqipërinë.

Djali 11-vjeçar ndodhet në kampin e Al-Hol në Siri i burgosur dhe i vetëm, me nevojën e kurave mjekësore pas plagëve të marra nga shpërthimi i një bombe, që i kanë shkaktuar probleme serioze në ecje.

Ai u mor në Siri nga nëna e vet.

Po kush është ajo?

Ajo quhej Valbona Berisha, e lindur në Durrës më 1982. Prej vitit 2000, jetonte së bashku me bashkëshortin Afrim Berisha e 3 fëmijët e tyre, 2 vajza e 1 djalë (Alvini), në komunën Barzaglio, në provincën e Lecco-s.

Afrim Berisha punonte si murator, ndërsa ajo ishte shtëpiake. Gjatë kësaj kohe, ajo indoktrinohet nga islami radikal nëpërmjet internetit dhe vendos kontakte me imamë në Shkup e Prishtinë, por dhe me luftëtarë të ISIS.

Më 17 dhjetor 2014, së bashku me djalin Alvin, i cili ishte në atë kohë vetëm 6 vjeç, ajo largohet nga Italia, për të shkuar në Siri. Valbona ka udhëtuar drejt Turqisë me një fluturim nga aeroporti i Bergamos dhe Nga Turqia më pas ka mbërritur në Siri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Siri, Valbona Berisha ka ndryshuar emër dhe është quajtur Yushra. Ajo u martua me një xhihadist shqiptar, me të cilin pati dhe një djalë tjetër.

Sipas dëshmive të siguruara nga jep biznesmeni kosovar Bedir Elezi, ish-luftëtar i luftës në Kosovë e sot i impenjuar për të kthyer në shtëpi të gjithë fëmijët e gratë e ish-xhihadistëve nga Ballkani, të vërtetuara dhe nga gazetari italian Luigi Pelazza, Vlabona Berisha humbi jetën, së bashku me bashkëshortin xhihadist e djalin e tyre gjatë një shpërthimi, ndërsa po udhëtonin me makinë.

Në këtë shpërthim mbeti i plagosur rëndë dhe Alvini, sot 11-vjeçar. Tashmë ky i fundit ka mbetur i burgosur në Siri, ndërkohë që babai i tij po lufton për ta rikthyer në Shqipëri.

Rasti i tij ka shokuar opinionin në Itali dhe Shqipëri dhe ka me qindra peticione, që bëjnë thirrje për kthimin e Alvinit pranë të atit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb