Fitor Ollomani është 35-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi paraditen e së shtunës në aksin Milot-Morinë.

Aktualisht, Ollomani ishte inspektor pranë zyrës Arsimore në Kukës dhe punonte si pedagog i jashtëm në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan, ku ishte i specializuar për lëndët e gjuhësisë.

Raportohet, se 35-vjeçari po udhëtonte së bashku me bashkëshorten në drejtim të Tiranës në momentin që ka ndodhur aksidenti. Mjeti që drejtohej nga Ollomani është përplasur nga një automjet tip “Benz”.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, mes tyre edhe bashkëshortja e pedagogut. Ata janë dërguar për në Spitalin e Traumës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb