VLORE- BalkanWeb publikon foton e shefit të stacionit të pikës kufitare në Triport të Vlorës, 49-vjeçarit Sadik Ceka, i cili u dhunua në orët e para të ditës së sotme nga persona ende të paidentifikuar.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se ka dyshime që ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së tij.

Pasi u dhunua me sende të forta, Ceka ka telefonuar vetë në sallën operative të policisë ku ka raportuar për dhunën që është ushtruar ndaj tij.
vlore
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe një ambulancë për ta transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku dhe ndodhet aktualisht.

Policia sqaroi se shefi i kufirit nuk ka qënë me shërbim në momentin që është goditur, por shumë pranë banesës së tij në Vlorë. Një grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

DEKLARATA E POLICISË

“Më datë 16.08.2017 rreth orës 01:25, Salla Operative Vlorë, njoftohet nga një telefonatë se pranë banesës së tij në lagjen “1 Maj”, një shtetas ka kërkuar ndihmë pasi e kanë goditur me sende të forta. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar të jetë shtetasi S.C., 49 vjeç, banues në Vlorë, i cili është punonjës Policie, me funksion, Shef i Stacionit të Pikës Kufitare Triport”- njofton policia.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb