Në moshën 6-vjeçare, kishte shkuar në Greqi bashkë me familjen e saj.

Sot ajo konsiderohet si ndër këngëtaret më të suksesshme në Greqi, me një karrierë mbi 10-vjeçare dhe eksperienca të shumta në skenë, duke nisur nga muzika pop, kërcimi, aktrimi dhe së fundmi edhe në një mjuzikëll, i cili ka pak javë që ka përfunduar.

Është fjala për Eleni Foureiran. E rritur në një vend ku paragjykimet janë të mëdha, asaj dhe familjes i është dashur të luftojnë shumë për të arritur atë që kanë synuar, e në rastin e saj, suksesin në sferën e muzikës, raporton emisioni “Express” në KTV.

Ndoshta për këtë fakt, ajo për shumë vite nuk e ka shprehur origjinën e saj, derisa, dy vite më parë, vendosi të dalë hapur, duke e deklaruar prejardhjen shqiptare.

Në intervistën e saj të fundit për “People Magazine”, ajo është shprehur se nuk ka pasur kurrë mundësinë të kthehet në Shqipëri për shkak të karrierës. Por, mendon se ky është momenti i duhur që shqiptarët të njihen më afër me atë. Ajo ka shtuar se e gëzon fakti që sot vlerat e dikujt nuk ndikohen nga feja, origjina apo bindjet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: