Danimarka do të jetë vendi i ardhshëm europian që do të kufizojë burkën dhe niqāb-in/mbuloja e fytyrës, veshje që përdoren nga gratë myslimane, pasi shumica e partive në parlamentin danez mbështetën njëzëri ndalimin për mbulimin e fytyrës, shkruan Daily Mail.

Kujtojmë se Niqab është veshja që mbulon gjithçka, përveç syve, ndërsa burka mbulon edhe sytë me një mbulesë transparente.

Franca, Belgjika, Hollanda, Bullgaria dhe shteti gjerman i Bavarisë kanë imponuar disa kufizime në mbajtjen e mbulesave të fytyrës në vende publike. Sipas studiuesve edhe në Danimarkë janë rreth 200 gra që veshin burka dhe niqab.

Zëdhënësi i Partisë Librale, Jacob Ellemann-Jensen, deklaroi se me këtë veprim “ndalohet maskimi”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: